SHKONI ME POSHTE I KENI 3 OPSIONE (SCROLL DOWN) ↓↓↓
Faruku merr të gjithë pushtetin në kompani dhe do t’ia heqë të vëllait të drejtën e vendimmarrjes. Esmaja shkon të bisedojë me Rejhanin në lidhje me bashkëshortin e saj të ndjerë, por aty përballet me Ademin. Emiri do të zbulojë se babai i tij është dikush tjetër.
Ademi do t’i tregojë Dilarës të vërtetën në lidhje me identitetin e tij dhe se është një Boran. Pasi i kërkon të falur, marrëdhënia mes Fikretit dhe Farukut do të rregullohet. Emiri largohet nga shkolla dhe pas shumë kërkimesh, ai gjendet. A do t’ia thotë Emiri arsyen e largimit të tij dhe a do të jetë kjo një shtysë më tepër për t’i treguar Emirit se kush është babai i tij në të vërtetë?
Dilara i tregon Syrejasë të vërtetën në lidhje me identitetin e Ademit. Syreja i thotë Dilarës se nuk mund ta mbajë një sekret të tillë dhe menjëherë pas kësaj ajo telefonon Farukun dhe i thotë se do të bisedojë me të për diçka të rëndësishme. Faruku i thotë se edhe ai ka për t’i treguar diçka me rëndësi. A do të zbulohen të gjitha sekretet në familjen e Boranëve?