Kush do të jetë partnerja e re e Engin Akyurek?

Aktori i njohur po planifikon t’i rikthehet ekranit gjatë sezonit të ardhshëm. Pas një periudhe pauze, Engin është gati të marrë përsipër një projekt të ri dhe të bëjë atë çka di më mirë, të aktorjë. Mirëpo, projekti i tij nuk është fort i qartë. Kjo, pasi as Engin dhe as producentët, nuk kanë vendosur dot akoma se kush do të jetë partnerja e tij në këtë projekt.

Janë përfolur emra të ndryshëm, të aktoreve më të suksesshme në Turqi si psh: Neslihan Atagul, Cansu Dere, Burcu Biricik etj. Megjithatë, nuk është marrë ende një vendim përfundimtar. Engin gjithashtu nuk ka dashur të zbulojë detaje të mëtejshme të këtij projekti, pasi dëshiron që e gjitha kjo të jetë një surprizë e bukur për fansat e tij në momentin e publikimit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *